Vetting/Ish prokurori i ’21 Janarit’, afër shkarkimit nga detyra

Vetting/Ish prokurori i ’21 Janarit’, afër shkarkimit nga detyra

78
0
Shares

Prokurori i Tiranës Adriatik Cama është pranë shkarkimit nga detyra, pasi është kapur me shumë shkelje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në seancën e zhvilluar paraditen e sotme.

ka rezultuar se Cama, ish-prokuror i disa dosjeve me rëndësi, mes tyre ’21 Janari’ nuk justifikon pasurinë, është i korruptuar dhe vihet në presion nga struktura kriminale, pra është i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën.

Adriatik Cama kandidat për Kolegjin e Lartë të Prokurorisë, ishte vetë i pranishëm përballë trupës së KPK.

Sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk ka probleme me deklarimin e pasurisë, ndërsa nga hetimi i KPK-së ka rezultuar se ka kryer deklarim të rremë, pasi nuk justifikon 1 milion e 865 e 30 lekë te blerja e banesës, makinën dhe ka probleme me një deklarim të një ambienti.

Ndërkohë që një tjetër akuzë që DSIK ka ngritur në drejtim të tij është fakti që Cama ka marrë para nga grupe kriminale, kur ka qenë prokuror në Lushnje.

”Në 2011 në ngjarjet e 21 janarit kam bërë detyrën, dikush tjetër nuk e ka bërë. Unë e kam dhënë provën e zjarrit. Nga 2004 deri në 2010 në Lushnje nuk kam bërë miq se kështu është puna. Ju duhet të shikonit kush është personi që pretendon që më ka ofruar lekë, pasi ky është veprim dashakeq. Nuk kam pranuar që të jem pjesë e akteve korruptive, nuk ka person në botë të më thotë që të kam dhënë lekë” eshte shprehur ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY