VIDEO/Rrëfimi prekës i nënës, si e gjeta vajzën të shtrirë me një...

VIDEO/Rrëfimi prekës i nënës, si e gjeta vajzën të shtrirë me një grusht ilacesh në dorë

80
0
Shares

Historia e një vajze 34-vjeçare e cila ka tentuar vetëvrasjen është trajtuar në studion e emisionit “Fol me psikologen”.

Në një rrëfim rrëqethës nëna e saj tregoi se si e rriti e vetme pas braktisjes nga i shoqi. 10 ditë më parë ajo ka gjetur të bijën pa ndjenja në dhomën e gjumit pasi kishte pirë një grusht me ilaçe.

Psikologia Ervisa Lula njëkohësisht autore e këtij emisioni në bashkëpunim me të ftuarën, psikologen klinike Blerina Toma analizuan rastin dhe e orientuan zonjën duke e kthyer kështu bisedën në një seancë të vërtetë këshillimi.

Mes lotësh zonja A. ka treguar dyshimet e saj se kërcënimet e fshehura që vajzës i bëjnë në telefon apo ndarja nga i dashuri italian mund të jenë arsyet që e çuan drejt këtij akti të rëndë.

Ajo u largua nga studio me premtimin e të dyja psikologeve se do t’i vijnë në ndihmë së bijës dhe do ta ndjekin deri në fund shqetësimin e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY