Përdornin femra për prostitucion, arrestohen 4 shqiptarët në Itali

Përdornin femra për prostitucion, arrestohen 4 shqiptarët në Itali

89
0
Shares

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, të akuzuar për mbështetje dhe shfrytëzim prostitucioni.

Për momentin janë publikuar vetëm inicialet e tyre, G.E., K.F., S.E., dhe punonjësen e seksit, J.A., 28 vjeç.

Operacioni u kodua “New Generation”, pasi një brez i ri shfrytëzuesish të prostitutave hyri në veprim pas çmontimit dhe arrestimeve të një grupi të mëparshëm.
Kanë qenë dëshmitë e disa prostitutave, të cilat thanë se ishin kërcënuar nga grupi i ri kriminal, nëse nuk i nënshtroheshin atyre.

Dhe  menjëherë pas këtyre denoncimeve, erdhi edhe goditja e grupit.
Ata ishin të mirëorganizuar, me kontrolle të forta të rrugëve ku vepronin gratë prostituta, duke u siguruar gjithashtu atyre mbrojtje nga klientët dhe ndërhyrjet e mundshme e prostitutave të tjera në zonë./g-e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY