Londër/ Vrasja e shqiptarit me thikë, ende pa autor

Londër/ Vrasja e shqiptarit me thikë, ende pa autor

62
0
Shares

Edmond Jonuzi ishte qëlluar disa herë  për vdekje me thikë. Pasi u gjet i therur dhe i shtrirë në një stacion të metrosë në Veri të Londrës, policia ka ngritur dyshimet e para dhe po heton në lidhje me vrasjen.

Mediat e huaja shkruajnë për një një tjetër person të  vënë në pranga si i dyshuar. Policia tha se një 20-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, është arrestuar pasi dyshohet se ka gisht në vrasjen e tij. Ndërkohë, si pasojë e hetimeve edhe tre persona të tjerë, shkruan BBC, akuzohen si të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Jonuzi jetonte në Londër. Ekspertët mjekoligjorë pas autopsisë dolën në konkluzionin se 35-vjeçari humbi jetën për shkak të goditjeve me thikë.

Dyshimet e para ishin se Jonuzi u vra pas një sherri mes dy grupeve rivale, por hetimet që po kryhen nga detektivët e Komandës së Vrasjeve dhe Krimeve të Rënda në policinë e kryeqytetit britanik nuk kanë arritur akoma në një përfundim të saktë se kush ka qenë arsyeja që vdiq 35-vjeçari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY