E rëndë në Elbasan, 25-vjecari hidhet nga kati i pestë i pallatit

E rëndë në Elbasan, 25-vjecari hidhet nga kati i pestë i pallatit

189
0
Shares

Një 25-vjeçar ka përfunduar në spital me dëmtime serioze pasi është hedhur nga kati i pestë i pallati në qytetin e Elbasanit.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sul Papri”, ndërsa i riu i hedhur është shtetasi me inicialet K.K.,  rreth 25 vjeç, banues në Tiranë.

25-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut.

Nga veprimet paraprake rezulton se shtetasi K.K dyshohet vuan nga çrregullime mendore dhe ka ardhur nga Tirana ku ka hipur në një pallat dhe është vetë hedhur, sqaron policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY