Trafikuesit e heroinës në Fier/ 49 vjeçari nga Fieri i dënuar më...

Trafikuesit e heroinës në Fier/ 49 vjeçari nga Fieri i dënuar më parë, ja pasuria e tij

89
0
Shares

Pasi u bë e mundur kapja në flagrancë e 3 shtetasave që shpërndanin heroinë nëpër qytetet e tjera, policia ka dhënë detajet e para të mallrave dhe sendeve që u janë sekuestruar të akuzuarëve.

Njëri prej tyre, Fatos Fasko, 49 vjeç nga Fieri është dënuar më parë për trafiqe të paligjshme dhe dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për organizime kriminale dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Më poshtë listohen çfarë pasurish i janë sekuestruar shtetasit në fjalë.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, është hapur proçedimi penal i regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale ” parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit Fatos Fasko.

Si rezultat i vijimeve të  veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i datës 03. 07. 2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestron e pronës së shtetasit:

– Fatos Fasko, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier, i cili është i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale  “Oraganizata kriminale” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë:

•Apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.

•Apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier.

•Truall me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m²  në ndërtim.

•Pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier.

•Dymbëdhjetë llogari bankare në emër të shtetasit Fatos Fasko dhe të familjarëve të tij me gjendje 1.300.000 lekë.

• Tre Automjete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY