(EMRAT)Ekstradohen nga Athina dy shqiptarët, njëri prej tyre u arratis nga...

(EMRAT)Ekstradohen nga Athina dy shqiptarët, njëri prej tyre u arratis nga burgu i Drenovës

70
0
Shares

Eduart Lulo dhe Franc Halili janë ekstraduar nga  Interpol Tirana, të dënuar me 20 dhe 7 vite burgim në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lirisë së personit, si dhe në fushën e narkotikëve.

Eduart Lulo, 33 vjeç, është banues në Përmet. Lulo është emër i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi është një nga personat e arratisur nga burgu i Drenovës, ku vuante dënimin prej 20 vitesh, për veprat penale ” Vjedhje me pasojë vdekjen” ” Plagosje e lehtë me dashje” dhe ” Armëmbajtje pa leje”

Zyra Qendrore Interpol Tirana, ka njoftuar për ekstradimin nga Athina, Greqi drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë si më poshtë:

Njoftimi i plotë

Rinas

Ekstradohen nga Interpol Tirana, 2 shtetas të dënuar me 20 dhe 7 vite burgim në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lirisë së personit, si dhe në fushën e narkotikëve.

Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Athina – Greqi drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë :

– Eduart Lulo, 33 vjeç, banues në Përmet.

Ky shtetas, është shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit penal nr. 479 datë 28.11.2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ” Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” ” Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 323/2 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Vendim ky i marrë pasi, më datë 23.11.2013, në bashkëpunim me disa të burgosur të tjerë, është arratisur nga burgu i Drenovës ku po vuante dënimin prej 20 vitesh, për veprat penale ” Vjedhje me pasojë vdekjen” ” Plagosje e lehtë me dashje” dhe ” Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 141-25, 89 dhe 278/4 – 25 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye në Athinë – Greqi, me datë 29.11.2013, nga ku u ekstradua për në vendin tonë.

– Franci Halili , 41 vjeç, lindur në Sarandë.

Ky shtetas, është shpallur në kërkim, bazuar në vendimin penal të datës 15.09.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, e cila e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale ” Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në qytetin e Sarandës shisnin lëndë narkotike Heroinë, personave të ndryshëm.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë arrestimi i tij duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY