Teatri/ PD nxjerr skemën e gabritjes së teatrit, Rama nuk tregon pazaret...

Teatri/ PD nxjerr skemën e gabritjes së teatrit, Rama nuk tregon pazaret me FUSHA shpk

65
0
Shares

Deputetja Albana Vokshi ka denoncuar sot skemën e grabitjes së teatrit Kombëtar nga Rama- Fusha shpk.  Nëpërmjet një deklarate për mediat, ajo ka shfaqur dhe tabelën ku tregohet qartë sesi Rama ka kryer pazare të fshehta me FUSHA shpk.4

Edi Rama nuk tregon çfarë pazari bëri me FUSHA shpk, ku ndërtoi shtëpinë e tij luksozë në Surrel e cila kushtoi rreth 400 mijë euro.  Rama nuk tregon për asnjë favor që i është bërë kësaj kompanie e cila investon për të fshehur paratë e krimit.

Faturën e kemi paguar ne për favoret që i janë bërë Fusha Sh.p.k, thotë deputetja.

Fusha shpk ka fituar tendera pa garë, ku në total përfshihen rreth 127 tendera duke konfirmuar lidhjen e ngushtë me kompaninë ku do të pastrohen paratë e pista të drogës.

Edi Rama ka nxjerrë  jashtë loje gjykatën Kushtetuese. E ka miratuar ligjin me procedurë të përshpejtuar.  Por ka harruar të llogarisë qytetarët që duan Tiranën dhe që nuk pranojnë grabitjen të cilët nuk do të lejojnë triumfin e së keqes.

Ajo paralajmëron se Partia Demokratike do të publikojë fakte të tjera të kësaj afere korruptive që lidh Edi Ramën, Erion Veliajn dhe kompaninë FUSHA me krimin dhe drogën.

Deputetja Albana Vokshi denoncon skemën e grabitjes së Teatrit Kombëtar nga Rama-Fusha shpk.

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 7 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY