LAJM I FUNDIT/ Vdiq bashkë me foshnjën, në hetim 3 mjekë të...

LAJM I FUNDIT/ Vdiq bashkë me foshnjën, në hetim 3 mjekë të QSUT, emrat dhe akuza

146
0
Shares

Tre mjekë të QSUT janë nën akuzë për vdekjen e Aida Cajkës. Prokuroria merr në hetim tre të pandehur, tre  mjekët Olvis Petre, Besiana Hysi dhe Zamira Hysenaj. Ata janë në akuzën mjekim jo të kujdesshëm.

Prokuroria ka dorezuar dosjen tek gjykatësi përkatës paraprak.

Pas vdekjes së saj, ishin familjarët që  hodhën akuza mbi mjekët dhe madje 2 prej tyre përfunduan në pranga por u liruan nga Gjykata dhe u rikthyen në punë. Sot akuzohen tre pre tyre dhe kërkohet pushimi i tyre nga puna.

Ngjarja, rikujtesë

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2017, Aida shkoi si fillim në maternitet, por i vëllai i saj  e dërgoi në QSUT dhe QSUT-ja e dërgoi në Sanatorium. Kjo ecejake me vonesa brenda, sipas familjarëve të saj dhe me neglizhencë nga ana e mjekëve bëri që ajo të humbiste jetën.

Për këtë ngjarje ato ditë u arrestuan dy mjekë të maternitetit, të cilët  po hetoheshin në gjendje të lirë deri ditën e sotme.

Ndërkohë në 9 nëntor, Mjekësia Ligjore përfundoi ekspertizën dhe sipas saj, Aida Çajka vdiq nga çarja e enëve të gjakut që furnizojnë shpretkën. Ky ishte versioni zyrtar për vdekjen e shtatzënës.

Një nga personat që e kishte shoqëruar në spital gruan e ndjerë ishte  i vëllai i saj Fation Omuri, tetë vite me i vogël se sa ajo.  Ai doli në media të shpjegonte gjithçka, aq sa dinte dhe atë çka kishte pare, duke akuzuar mjekët për neglizhencë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY