Krujë/Shkëmbenin me njëri-tjetrin drogë, kapet në flagrancë grupi me 43 kg marijuanë

Krujë/Shkëmbenin me njëri-tjetrin drogë, kapet në flagrancë grupi me 43 kg marijuanë

80
0
Shares

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë tre shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi janë kapur duke shpëndarë lëndë narkotike.

Pas një pas një hetimi rreth 2 – mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të shpërndarjes të lëndëve narkotike, policia ka arrestuar 3 shtetasit, të tre banues në qytetin e Krujës.
Gjithashtu po punohet për kapjen e një tjetër shtetasi.

Shtetasit e mësipërm, në fshatin Larushk, Krujë u kapën në flagrancë duke shkëmbyer me njëri – tjetrin një sasi lënde narkotike në një automjet tip Benz, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre në total u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

43 kilogramë e 400 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë; Automjetet tip Benz dhe Opel në pronësi të shtetasve të arrestuar; Aparate telefoni celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY