Arrestohen dy kamarierë shqiptarë, droguan dhe përdhunuan një italiane

Arrestohen dy kamarierë shqiptarë, droguan dhe përdhunuan një italiane

137
0
Shares

Dy shqiptarë janë arrestuar në Fermpo të Italisë, nën akuzën se kanë përdhunuar një italiane 30 vjeçe, bëjnë të ditur mediat italiane.

Në pranga është vënë një 30-vjeçar shqiptar me banim në komunën Pedaso dhe një bashkatdhetar i tiji, me banim po në këtë zonë, raportojnë mediat lokale, por pa bërë të ditur emrat e personave të arrestuar.

Ngjarja kriminale dyshohet se ka ndodhur javën e kaluar pas një ceremonie martesore e zhvilluar në një restorant në Altidona, komunë në provincën e Fermo-s, ku dy shqiptarët punuan si kamerierë, ndërsa vajza si pjesë e stafit të aredimit të ambientit për ceremoninë. Dyshohet se ajo është droguar me ketaminë e më pas është përdhunuar nga dy shqiptarët. Vajza, në dëshminë e saj dhe efektivëve, ka thënë se kujton vetëm fragmente nga ajo ditë, por ka thënë se mbante mend fytyrat e personave që e dhunuan seksualisht. Pasi një liste të fotografive të treguara nga hetuesit të personave të stafit të restorantit që punuan në atë dasmë, vajza piketoi dy shqiptarët si autorë të përdhunimit.

Sipas asaj që u ka treguar hetuesve italiane: ngjarja ka ndodhur më 24 qershor. Të dy kamerierët, gjatë banketit, e kishin mbushur vazhdimisht gotën e verës vazhdimisht dhe e rrethuar nga atmosfera festive ajo piu më shumë sesa duhej. Në fund të ceremonisë, hipi në të njëjtën makinë bashkë me dy kamerierët. Pasi e çuan në një vend të izoluar, ata e detyruan ti nënshtrohej marrëdhënieve seksuale me forcë disa herë dhe më pas e braktisen gjysmë të zhveshur në një zonë në komunën Pedaso, pjesë e provincës së Fermos.

Pasi u përmend, ajo telefonoi një shoqe për ndihmë e më pas u transportua në spital. Aty, mjekët konstatuan plagë në trupin e saj, të nxira dhe shenja tipike të shkaktuara nga një akt përdhunimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY