VIDEO/Policia bën namin në Tiranë, 600 masa për shkelje të ndryshme

VIDEO/Policia bën namin në Tiranë, 600 masa për shkelje të ndryshme

76
0
Shares

Në kuadrin e Operacioneve “Tispol” korrik 2018, kjo javë për Policinë Rrugore të Kryeqytetit, nisi me kontrollet për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve sipas sinjalizimit rrugor horizontal në rrugën “Teodor Keko”, një shkelje kjo e kthyer në shqetësim dhe rrezik të përhershëm për përdoruesit e rrugës.

Nga kontrollet policore të ushtruara në këtë rrugë u verifikuan dhe proceduan administrativisht:

• 56 drejtues mjetesh për mospozicionim në korsinë e duhur të lëvizjes

• 36 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve

• 3 drejtues motomjetesh të arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt

• 55 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime të pashlyera

• 450 masa për shkelje të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY