Futbollisti shqiptar qe luan për Zvicrën, merr vendimin për cështjen e pensionimit...

Futbollisti shqiptar qe luan për Zvicrën, merr vendimin për cështjen e pensionimit nga kombëtarja

109
0
Shares

Pavarësisht se kishte menduar t’i jepte fund karrierës me kombëtaren, mesfushori kosovar, Valon Behrami ka marrë një tjetër vendim.

Në një deklaratë për mediat pas eliminimit të Zvicrës nga Kupa e Botës, Behrami bëri me dije se nuk ka ndërmend të largohet nga kombëtarja zvicerane.

“Si sportist jam shumë i zhgënjyer nga eliminimi, por vazhdoj të jem krenar. Dal nga ky Botëror me kokën lart. Suedezët na kanë treguar se kemi limitet tona. Por këtë unë e interpretoj si një objektiv të ri për t’u arritur. A do largohem? Jo, unë dua të vazhdoj. Unë kam ende motivim të madh në mendjen time, shpresoj që kështu të jetë edhe fizikisht. Pse ndryshova mendje? Në ditët e fundit u ndjeva mirë këtu në ekip. Ndjej se mund t’i jap përsëri kësaj skuadre. Dështimet në Botëror? Tani jam bërë si tip eksperti”,-deklaroi duke qeshur mesfushori 33-vjeçar nga Mitrovica e Kosovës.

Zvicra u mposht 1-0 nga Suedia, duke u eliminua kështu që në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY