Paratë e mbledhura për ‘shqiponjën’/Babai i Xhakës:Do shkojnë për tre fëmijë të...

Paratë e mbledhura për ‘shqiponjën’/Babai i Xhakës:Do shkojnë për tre fëmijë të sëmurë

100
0
Shares

Djali i tij gëzoi zemrat e të gjithëve shqiptarëve në ndeshjen Zvicër-Serbi, aty ku u dhuroi ekipit zvicerian një super gol dhe miliona shqiptarëve ”Shqiponjën” e gëzimit. Babai i Granit dhe Taulant Xhakës, Ragip Xhaka, ka reaguar pas mbledhjes së shumës për të paguar gjobën e vënë nga FIFA për të birin dhe Xherdan Shaqirin. Ai është shprehur se këto para do të shkojnë për të ndihmuar tre fëmijë të sëmurë. Më tej në mesazhin e ndjerë, Xhaka falënderon shumë jo për shumën, po për faktin se shqiptarët i kthyen 20 mijëfish gëzimin.

Mesazhi i plotë

Shenja e shqiponjës është si një tatuazh i gëzimit te shqiptarëve në festa, në dasma, në koncerte, në ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnjë urrejtje apo madje asnjë lidhje me të tjerët, po është thjesht një shenjë dalluese që shqiptarët e njohin menjëherë e nuk kanë nevojë për shpjegime!

Prandaj edhe jemi shumë të çuditur me reagimin e atyre që e perjetuan shenjën tonë si ofensive për ta apo atyre që e trajtuan si gjest politik!

Por nuk jemi aspak të çuditur me solidaritetin e shumë shqiptarëve që janë ndjerë keq nga keqinterpretimet e shenjës dhe kanë marrë pjesë në iniciativën e Edi Ramës për të kontribuar simbolikisht për gjobën e padrejtë që na u vu!

I falenderojmë shumë jo për shumën, po për faktin që na kthyen 20 mijëfish gëzimin që u dhamë me shenjën e shqiponjës pas golave!

Të tre futbollistët e gjobitur për shenjën e shqiponjës kanë vendosur që paratë e mbledhura nga iniciativa e kryeministrit Rama të shkojnë për të ndihmuar tre fëmijë të sëmurë, një në Shqipëri, një në Kosovë dhe një në Zvicër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY