Pas rrugës Tiranë-Durrës, bllokohet një tjetër segment rrugor i rëndësishëm

Pas rrugës Tiranë-Durrës, bllokohet një tjetër segment rrugor i rëndësishëm

421
0
Shares

Një tjetër segment i rëndësishëm  do t’i nënshtrohet ndërhyrjes për përmirësimin e infrastrukturës. Ky segment do të bllokohet duke filluar nga nesër . Auoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se pas rrugës Tiranë-Durrës, do të nisë të hënën ndërhyrjen në një tjetër segment, Degëzimi Vorë (shinat e trenit) – Fabrika e Tullave (rruga e vjetër).

Ato që duhet të devijojnë qarkullimin janë mjetet e rënda dhe autobusët që nuk mund të përdorin këtë aks. Për më tepër detaje njoftojnë ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor. Nuk ka ende një afat të ndërhyrjs në këtë segment.

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIAN AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR- POLICIA E QARKULLIMIT RRUGOR

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se diten e Hene, ne oren 06:00 te mengjesit do te filloje ndërhyrja per rehabilitimin se segmentit rrugor Degezimi Vore (shinat e trenit) – Fabrika e Tullave (rruga e vjeter) në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të rehabilitimit në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze te sinjalistikes provizore te vendosur si dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Bllokimi i askit rrugor dhe devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se hene date 02/07/2018. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ju kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

  1. Trafiku I mjeteve te renda qe vijne nga Veriu ne drejtim te doganes se Tiranes do te vijojne normalisht nga Fushe Kruja ne Dogane dhe do te kthehen perseri nga I njejti segment rrugor dhe do te vijojne sipas destinacionit perkates.
  2. Trafiku I mjeteve te renda nga Veriu ne drejtim te portit te Durresit dhe Jug do te perdorin segmentin Fushe Kruje – Kamez – rreth rrotullimi “Casa Italia” – Durres.
  3. Trafiku I mjeteve te renda nga Jugu, porti i , Elbasani ne drejtim te veriut do te perdorin segmentin rreth rrotullimi “Casa Italia” – Kamez – Fushe Kruje.
  4. Drejtuesit e autoveturave do te vijojne te normalisht drejt destinacioneve respective duke perdorur uren e Vores.
  5. Transporti I udhetareve ne te dy drejtimet do te perdorin segmentin e rruges se aeroportit te rinasit dhe mbikalimit te Kasharit.
  6. Ky devijim do te vazhdoje deri ne perfundim te punimeve te rehabilitimit.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren duke dhene te gjitha orientimet e duhura dhe vendosur sinjalistiken e duhur për orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.

Faleminderit,

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY