Përplasja në Fier/ 5 vjeçarja ka ende shenja jete, nuk ka ndërruar...

Përplasja në Fier/ 5 vjeçarja ka ende shenja jete, nuk ka ndërruar jetë

109
0
Shares

U raportua se vajza kishte ndërruar jetë, por familjarët thonë se ka ende shenja jete.Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot, dt 30.06. 2018, rreth orës 11:10, në fshatin Kurjan, në Fier.

Shtetasi Leonard Abedinaj, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”  ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçe e cila thuhej se kishte ndërruar jetë rrugës për në spital. Autori i aksidentit jetonte në Amerikë.

Leonard Abedinaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Për shoferin që shkaktoi aksidentin kanë folur dhe fqinjët, ku sipas tyre ai nuk ka qenë duke ecur shpejtë por nga përplasja vajza është hedhur në ajër.

Pak më herër në njoftimin zyrtar të policisë Fier thuhej:

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot, dt 30.06. 2018, rreth orës 11:10, në fshatin Kurjan, në Fier.

Shtetasi Leonard Abedinaj, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”  ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçe e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shtetasi Leonard Abedinaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY