Shoferi i ministrit, e vranë apo u vetëvra?/ Berisha ngre pikëpyetjen: Dikush...

Shoferi i ministrit, e vranë apo u vetëvra?/ Berisha ngre pikëpyetjen: Dikush ka kërkuar ta eleminojë

349
1
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas lajmit se shoferi i Fatmir Xhafajt, Shkëlzen Qordja u gjet i pajetë me një plumb në kokë.

Deri më tani nga policia dhe Ministria e Brendshme mungojnë detaje zyrtare në lidhje me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gardës së Republikës.

Ndryshe nga dyshimet e para për një vetëvrasje, Berisha ngre pikëpyëtje në lidhje me këtë ngjarje, duke thënë se dikush ka kërkuar që ta eleminojë.

Reagimi i Berishës:

Fillon qerimi i hesapeve midis familjeve mafioze te pushtetit!

Ekzekutim mafioz i shoferit te familjes mafioze Xhafa.
Mediat japin njoftimin qe vijon me poshte!

Per te vdekurit ka vetem ngushellime per familjen dhe une ngushelloj familjen e viktimes!
Natyrisht nje pyetje kerkon pergjigje, te cilen mjerisht duket se do ta marre me vete viktima.
Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj??
Habilajt, per gjemben qe u beri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister?
apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesen e narkoeurove te Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari??? sb

Mediat japin kete lajm te shkurter:

“Gjendet i qëlluar me plumb në kokë, shoferi i Fatmir Xhafajt

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i vdekur, i qëlluar me një plumb në kokë.
Burimet thanë se bëhet fjalë për shoferin e Fatmir Xhafajt, i cili është gjetur i pajetë në garazhin e tij.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY