VIDEO-LIVE/Redaksia ku u dëgjuan të shtënat, arrestohet një person

VIDEO-LIVE/Redaksia ku u dëgjuan të shtënat, arrestohet një person

46
0
Shares

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në redaksinë e një gazete në Maryland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat amerikane shkruajnë se nga të shtënat raportohet për 4 persona të vdekur dhe disa të plagosur.

Ndërkohë që është arrestuar edhe një person, si autor të dyshuar të ngjarjes, por dyshohet se ka edhe persona të tjerë që mund të kenë lidhje me ngjarjesn.

Sulmi me armë zjarri ndodhi në zyrat e gazetës “Capital Gazette” në Maryland.

Një gazetar i kësaj gazete tha se shume persona u qëlluan me armë.

“Një burrë qëlloi nga xhami i derës së zyrës mbi punonjësit. Nuk mund të them asgjë më shumë, s’dua të deklaroj askënd të vdekur por gjendja është shumë e keqe”, tha gazetari.

Menjëherë policia dhe ambulancat mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa u evakuua e gjithe redaksia e gazetës.

Nuk dihen ende rrethanat e sulmit ne redaksine e gazetes “Capital”./o-news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY