“Kapari për Teatrin Kombëtar, marrë përmes Abi Bank në Kinë”

“Kapari për Teatrin Kombëtar, marrë përmes Abi Bank në Kinë”

103
0
Shares

Kapar i madh për shembjen e  teatrit dhe ndërtimin në tokë publike të disa kullave pa asnjë shpërblim nga kompania e njohur si kliente e vjetër e Kryeministrit Rama. Të paktën kështu ka deklaruar sot shefi i opozitës Lulzim Basha i cili edhe një javë më parë parlajmëroi transferta të mëdha parash me një Toyota që vinte nga Perëndimi dhe që u vertetua vetëm katër ditë më vonë.

Gjatë diskutimit të tij në Parlament Basha tha se kalimi i ligjit të teatrit permes nje procedure te pershpejtuar lidhet me një kapar të madh 200 milionësh.

Fjala për procedurë e Kryetarit të PD në Parlament kundër futjes me procedurë të përshpejtuar të projektligjit të posaçëm për Teatrin Kombëtar:

Rregullorja e Kuvendit, nenit 28 thotë se “kërkesa për procedurë të përshpejtuar të shqyrtimit të projektligjit paraqitet me shkrim te Kryetari i Kuvendit, i cili ia njofton Kuvendit në seancën plenare më të parë. Pas njoftimit të Kryetarit dëgjohet një folës pro dhe një folës kundër për jo më shumë se 10 minuta”, çka ju nuk  e keni bërë.

Tani vjen edhe pjesa që ju mundoheni ta kaloni me fotokopjuesen e prishur.

Kryetari i Kuvendit i paraqet Kuvendit për votim projektvendimin përkatës. Aty përcaktohet data e shqyrtimit të projektligjit në komisionin përgjegjës Ku është projektvendimi?. Kjo që po shpërndani tani? (tregon dokuemnti, që sapo shpërndanë shërbimet e Kuvendit) Kjo është? Një sekondë para votimit?

Pra, jo vetëm doni të vidhni 205 milionë euro me një dorë, jo vetëm doni ta bëni duke shkatërruar Teatrin Kombëtar, një pasuri kombëtare, jo vetëm doni ta bëi vjedhjen me ligj, por edhe procedurën e ligjit e shkelni.

Kaq në nxitim jeni për të vjedhur, sa nuk ndiqni as procedurat normale parlamentare.

Dhe natyrisht e bëni këtë, sepse ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Po të kishte Gjykatë Kushtetuese, çdo vendim i tillë procedurial, do të konsiderohej i paligjshëm, me zero efekt.

Tani, në mungesë të Gykatës Kushteteuse, pyetja shtrohet: kur ju bëheni mbi ligjin për të vjedhur mbi 200 milionë euro me kullat e Teatrit, cila është rruga për t’u përballur me të keqen?

Si mund të mbahet më rendi kushtetues dhe paqja sociale politike, kur Edi Rama me 15 banditët e tij shkelin Kushtetutën, grabisin pronën publike dhe të përdorin ty si lolo (idrejtohet Grazmoz Ruçit) vetëm për të ligjëruar grabitjen e Teatrit Kombëtar?!

Prandaj thërritini mendjes!

Tërhiqeni urgjentisht!

Rendi i ditës ka mbaruar. Ligjërisht mund ta sillni seancën tjetër, moralisht nuk duhet ta sillni! Nuk ka asnjë urgjencë për t’i vënë minat Teatrit, përveç kaparit që keni marrë. E keni marrë me Toyota Yaris, e keni marrë me Abi Bank në Kinë apo e keni thithur me hundë, nuk ka rëndësi sesi e këni marrë kaparin.

Tërhiquni nga kjo masakër, përndryshe, të jeni të sigurtë se po i vini minat, jo thjesht procedurës parlamentare, por paqes sociale në vend.

Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 28 juin 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY