Edi Rama mbyll pazarin në Parlament, merr “teatrin”, kalon ligji për shembjen...

Edi Rama mbyll pazarin në Parlament, merr “teatrin”, kalon ligji për shembjen dhe kullat

107
0
Shares

Kryeministri Rama ia doli sot të mbyllte pazarin me deputetët e tij duke marrë plot 74 vota për ligjin që lejon shembjen e teatrit kombëtar dhe ndërtimin e kullave bri tij përmes një klienti të vjetër të biznesit.

Mazhoranca ka futur në rendin e ditës sipas procedurës së përshpejtuar votimin për projektligjin për Teatrin Kombëtar që sipas deputetëve të opozitës ishte futur në mënyrë të paligjshme. Dy partitë opozitare, PS dhe LSI janë shprehur kundër futjes së projektligjit në rend dite. Kreu demokrat Basha i tha kryeparlamentarit se po e përdorin si Lolo duke e perfshire ne program me urgjencë këtë projektligj. Reagimi i Bashës erdhi pas Ruçi kërkoi nga administrata e Kuvendit që të shpërndahej projektligji për deputetët.

Ajo që sapo thatë është jo vetëm gënjeshtër por edhe gafë e madhe. Tani vjen edhe pse që ju mundoheni ta kaloni me fotokopjuesin e prishur. Kryetari i Kuvendit i paraqet Kuvendit projektligjin përkatës. Ky është që po shpçërndani tani?

Jo vetëm doni të vidhni 205 mln euro me një dorë, jo vetëm doni të shkatërroni Teatrin Kombëtar, por edhe procedurën e ligjit e shkelni. E bëni këtë sepse ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Po të kishte Gjykatë Kushtetuese do të konsiderohej e paligjshme. Kur ju e merrni në dorë dhe dilni mbi ligjin me 200 mln euro me kullat e Teatrit. Si mund të mbrohet rendit kushtetues kur Edi Rama me 15 të tjerë grabisin gjithçka dhe të përdorin ty si Lolo duke shkelur ligjin. Nuk ka asnjë urgjencë për të shembur Teatrin. Tërhiquni nga kjo masakër. Po i vini minat jo thjesht procedurave parlamentare por paqes sociale në vend”, deklaroi Basha

Në përgjigje kreu i Kuvendit Gramoz Ruci sqaroi sipas tij se procedurat janë të rregullta.  “Në radhë të parë termin gënjen dhe ta përdorin kryetarin e parlamentit do tju kërkoja me shumë etikë ti tërhiqeni, pasi as më gënjen dot njëri as më përdor njeri se nuk kam moshë të gaboj dhe nuk kanë moshë të më përdorin dhe të më gënjejnë.

Në njoftimin që ju ka bërë te rendi i ditës ju kam thënë se materialet do ti gjeni në faqen zyrtare të Kuvendit. Pr/ vendimi ka qenë që në momentin që është miratuar rendi i ditës. E dyta të gjitha procedurat parlamentare sa herë që ka qenë çështja për procedurë të përshpejtuar janë bërë në momentin e votimit”, tha Ruci.

Në fund Ruci hodhi proceduren per ligjin në votim duke marrë 74 vota të së majtës, një votim ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Rama.

Ende nuk dihet data kur të prishet teatri ndërsa aktorët dhe shfaqjet do të transferohen tek turbina, një impiant arti në periferi të kryeqytetit, por procedura e pershpejtuar zvogelon kohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY