4 herë kampion bote, çfarë e mbajti larg titullit kampion për të...

4 herë kampion bote, çfarë e mbajti larg titullit kampion për të 5 herë Gjermaninë

88
0
Shares

Hyri si favorite në kampionatin e botërorit së bashku me Brazilin dhe Spanjën. Titulli kampion bote i fituar 4 vite më parë, i kishte ndezur të gjitha shanset për të ecur gjatë në këtë botëror si pretend për fitore. Por Gjermania nuk mundi të kalojë dot as fazën e grupeve duke zhgënjyer qindra tifozë në mbarë botën.

Ka disa arsye pse Gjermania nuk ia doli dot, të cilat nëse do ti kishte ndryshuar e parë me kujdes do ta çonin drejt fazave kualifikuese.

1.Lënia jashtë e disa prej lojtarëve më të mirë të ekipit.Marrja e sulmuesit të vjetër në moshë, Mario Gomez i cili nuk shënoi asnjë gol në këtë botëror si dhe ndryshimi 4 herë i formacioneve të saj brenda 2 javëve në botëror nuk i sollën Gjermanisë ecuri. Trajneri i gjermanisë, la jashtë lojës golashënuesin e 4 viteve të shkuara që i solli kupën e botës Gjermanisë, lojtarin Mario Götze.

2. Mungesa e veteranëve në ekip. U ndje mungesa e ish kapitenit Philip Lahm. Gjithashtu golat e Schweinsteiger, Miroslav Klose super golashënuesit me një numër golash prej 16 në kampionat apo dhe energjia e Podolskit në fushë.

3.Rendimenti i ulët fizik i disa lojtarëve. Portieri Neuer, u shfaq shumë i pasigurt në ndeshjet që Gjermania zhvilloi. Gjithashtu lojtarët si Kroos, Özil kanë patur sezone të vështira dhe lodhja ndaj këtyre sezone u reflektua në ndeshjet që Gjermia zhvilloi në këtë kampionat. Mungonte energjia, dëshira dhe egërsia e lojtarëve të Gjermanisë.

4.Trajneri Joachim Löw. Vetë trajneri i solli Gjermanisë dështimin në këtë kampionat. Trajneri nuk kishte vendosur taktika në këtë ekip, pa ndryshime nga hera e fundit në kampionat dhe pa energji që të ringjallte ekipin.

Gjermania tashmë është në një periudhë tranzicioni, ashtu si dhe Italia. A do të mundet Gjermania ta kalojë këtë moment ndryshimi të ekipit që të mund të sigurojë fitoren në kampionate të tjera  ashtu sic jemi mësuar ta shohim këtë ekip; gjithmonë të fitojë?

K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY