Veliaj thërret fitore, por Derhemi flet ende për mungesa dakordësie

Veliaj thërret fitore, por Derhemi flet ende për mungesa dakordësie

80
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar pak më parë në rrjetet sociale se është arritur marrëveshja me aktorët e Teatrit Kombëtar për ndërtimin e tij nga e para.

Por një ndër zërat më të fuqishme kundër ndërtimit të kësaj godine, Arben Derhemi duke folur për News 24 ka deklaruar se ende ka disa pika për të cilat nuk janë dakord.

Ai ka thënë se territori i Teatrit është pikë që nuk negociohet pasi do të duhet që godina e re të ndërtohet në të gjithë territorin aktual.

Derhemi tha:

Ka ende disa pika ku nuk jemi dakord. Kërkuam që të bëhet një konkurs për godinën e re. Territori i Teatrit Kombetar është i panegociueshëm dhe per kete pike Veliaj ka rënë dakord. Nga gjurma aktuale nuk do lëvizet asnjë centimetër. Kjo është një pikë e shkruar në projektin që po diskutohet.”

Ndërkohë mësohet se pikat kryesore të marrëshjes janë: Teatër i ri, Teatër me 3-fishin e sipërfaqes aktuale, Teatër pa kulle, Teater mbi njollën që është sot pronë shtetërore dhe 2 artistë pjesë e negociatave, si dhe zero lekë nga taksapaguesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY