LSI për hapjen e negociatave: Reagimi i Ramës, përpjekja e radhës për...

LSI për hapjen e negociatave: Reagimi i Ramës, përpjekja e radhës për tu tallur me qytetarët

51
0
Shares

Vendimi për shtyrjen e hapjeve të negociatave, ka sjellë dhe partinë lëvizjen socialiste për integrim, në një reagim nga selia e tyre. Luan Rama, nënkryetari i saj, ka folur nga selia e LSI për vendimin e djeshëm të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian.

”Ministrat e jashtëm të BE kanë vendosur të mos i celin negociatat  e BE me Shqipërine duke përcaktuar dhe njëhërë kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria në kuadër të këtij procesi  cka në fakt është një qëndrim i prerë i KE ndaj qeverisë shqiptare.”

Sipas Luan Ramës, sot duhet të ishte një ditë tjetër në procesin e Bashkimit Europian sepse qytetarët shqiptarët e meritonin integrimin në BE, si vlerësim për të gjitha sakrificat, kontributin që shqiptarët kanë dhënë në 27 vjet.

Përpjekjet e qeverisë shqiptare për ta paraqitur vendimin e fundit  si fitoren e saj si një ditë feste për Shqipërinë, është përpjekja e radhës për tu tallur dhe për të fyer shqiptarët dhe për të dëshmuar se kryeministri dhe qeveria e saj nuk kanë sensin për të bërë një reflektim dhe për të parë më realizëm se cfarë është në funksion të së ardhmes shqiptarë në bashkimin europian.

Sipas Ramës , BE nuk mund të ketë një partner një qeveri që ka zgjedhur të ketë partner krimin dhe të bëhet pjesë e tij. Nuk mund të ketë një partner të vetin të besuar qeverinë shqiptare e cila në vend që të krijonte klimën e nevojshme për një dialog politik konstruktiv, të gjithë këtë periudhë e ktheu në  një periudhe lufte, denegrimi poshtërimi ndaj opozitës.

Lufta kundër krimit, reforma në drejtësi, mbrojtja e të drejtës së njeriut dhe të pronës mbeten kushte që e gjitha klasa politike duhet ti shohë me realizëm për të percaktuar se çfarë duhet të bëjë për përmbushjen e tyre.

Tashmë, ajo që duhet të bëjmë, thotë Luan Rama është “të gjithë së bashku të fokusohemi te përmbushja e prioriteteve dhe për t’u kthyer me edukatë ndaj zbatimit të ligjit dhe eficencës maksimale të reformës në drejtësi”.

Zëvënëskryetari i LSI-së z. Luan Rama, deklaratë për mediat

Zëvënëskryetari i LSI-së z. Luan Rama, deklaratë për mediat

Publiée par Lëvizja Socialiste për Integrim sur Mercredi 27 juin 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY