Genc Pollo për Vlahutinin: Diplomate me valixhe në dorë, shet sapunin për...

Genc Pollo për Vlahutinin: Diplomate me valixhe në dorë, shet sapunin për djathë

105
0
Shares

Deputeti i PD-së dhe kreu i komisionit të Integrimit në Parlament, Genc Pollo ka komentuar sot deklaratat e ambasadores së BE-së, Vlahutin në lidhje me dështimin e negociatave.

Në vijim Pollo tregon  se si ka dështuar rekomandimi i Komisionit për Shqipërinë 2 herë, një herë në vitin 2016 dhe tani në vitin 2018 duke vënë në diksutim të gjitha raportet dhe qëndrimet e ambasadores ë BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Deklarata e Pollos:

Si gjithmonë të aftë veçse për të shitur sapunin për djathë Rama&orkestra e pas tyre një diplomate tashmë me valixhen në dorë e shpallin sukses mosmiratimin e çeljes së negociatave dhe shtyrjen e vendimit për në qershor 2019 nga Keshilli i Çeshtjeve të Përgjithshem (ministrat e jashtëm e shteteve antare) dje në Luksemburg.

” U dha një kalendar i qartë, një datë shumë e qartë për konferencën ndërqeveritare” thotë. Pallavër e asgjë më tepër! Gënjeshtër dhe e trashë shumë madje.
Vendimi për çeljen e negociatave nuk u mor kësaj here. Në Këshillin Europian (shefat e qeverive) nesër nuk do të flitet fare për Shipërinë. Pas një viti këshilli do të mblidhet sërish e do të kemi një vendim po ose jo. Pozitiv nëse luajmë nga vendi të tërë bashkë e ndryshojmë situatën. Negativ nëse situata zvarritet edhe një vit si këto pesë vjet.

Për kujtesë:
Në nëntor 2016 Komisioni Europian rekomandoi negociatat me kusht vetingun. Në dhjetor 2016 Këshilli Europian u përgjigj duke kerkuar përmbushjen e pesë prioriteteve ekzistuese (krimi, korrupsioni, drejtesia, administrata publike, të drejtat e njeriut) e duke shtuar dekriminilaizimin e zgjedhjet e lira.
Në prill 2018 Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave pa kushte. Dje Këshilli vendosi një duzinë kushte të detajuara përfshi zgjedhjet e lira dhe, për herë të parë, drogën.
Pas një viti ? Gjejeni vetë. Varet nga secili prej nesh…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY