Arrestohet porositësi i ‘Toyota Yaris’ me 3.5 milion Euro, emri

Arrestohet porositësi i ‘Toyota Yaris’ me 3.5 milion Euro, emri

195
0
Shares

Edhe pse nuk është zyrtare, burime nga grupi hetimor zbardhin emrin e porositësit të dy mjeteve ‘Toyota Yaris’, në të cilat u gjetën dhe sekustruan një ditë më parë  3 milion e 47 mijë euro. Bëhet fjalë për shtetasin Alban Mollaymeri.

Mollaymeri kishte  porositur ngarkesën me nëntë mjete, shtatë prej të cilave “Toyota”.Por, biznesmeni nuk u paraqit t’i tërhiqte, pasi operacioni u dekonspirua nga Lulzim Basha 4 ditë më pare në Kuvend. Ditën e enjte nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, Lulzim Basha, dekonspiroi këtë superoperacion, duke u shprehur se policia ka kapur një makinë ‘Toyota Yaris’ me 1. 5 milionë euro brenda, sa ishte edhe informacioni paraprak, dhe këtë ai ja atribuoi deputetit socialist, Balla.

Në këto kushte, policia u mjaftua me ndalimin e tre personave: shoferin e trajlerit Agim Caka ndihmësi i tij, Klevi lika dhe babai i tij administratori i agjencisë së transportit Edi Lika.Tre të ndaluarit kanë mohuar të kënë pasur dijeni apo lidhje me valutën që u zbullua brenda dy makinave të ngarkuara në trailer.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY