Strazimiri : Rama mbrojtës i vrasësve të Azem Hajdarit

Strazimiri : Rama mbrojtës i vrasësve të Azem Hajdarit

70
0
Shares

“Në një akt të pashembullt dhe kriminal, Edi Rama shpalli sot Qytetar Nderi të Hasit atentatorin e Liderit të Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari’. Deputeti Gent Strazimiri beri sot nje deklaratë në selinë e Partisë Demokratike. Sipas deputetit te PD, Edi Rama eshte kthyer ne mbrojtes te vrasesve te Azem Hajdarit.

Gafur Mazreku , atentatori që qëlloi mbi themeluesin e Partisë Demokratike Azem Hajdarin nga sot është qytetar nderi për Hasin.  Për këtë ai u dënua me 8 vjet heqje lirie. Ai u lirua pas pesë vjetësh nën një amnisti të dhënë nga kryeministri Fatos Nano. Në vitin 2005 ai ndahet nga jeta pas një infarkti.

Propozimi i një grupi këshilltarësh socialistë në Bashkinë e Hasit ka marrë miratimin  e 13 votave pro dhe 1 abstenim pasi të djathtët nuk morën pjesë në votim, Këshilli vendosi t’i japë titullin e qytetarit të nderit atentatorit të themeluesit të Partisë Demokratike Azem Hajdari.

Gafur Mazreku është shpallur “Qytetar Nderi” me motivacionin si ‘Personalitet me kontribut në pushtetin vendor’. Kreu i Bashkisë së Hasit Adem Lala tha për media se Mazreku është një nga figurat më të mira të Hasit dhe se “nuk e kupton pse duhet te debatohet figura e tij”.

Deklarata e plote e Strazimirit:

 

Në një akt të pashembullt dhe kriminal, Edi Rama shpalli sot Qytetar Nderi të Hasit atentatorin e Liderit të Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari, deputeti Gent Strazimiri deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur lundi 18 juin 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY