FOTO/Kjo është harta e qendrës së mbrojtur të Tiranës, e kërkoi Edi...

FOTO/Kjo është harta e qendrës së mbrojtur të Tiranës, e kërkoi Edi Rama në 2000. Po si është tani?

732
0
Shares

Është publikuar sot pas 18 vitesh harta e qendrës së Tiranës e propozuar nga Edi Rama kur ishte kryetar bashkie e cila shpallej zonë me vlera historike dhe nuk mund të prekej.

Por ka qenë po vetë Edi rama që e ka sakatuar këtë pjesë të mbrojtur duke përpiluar jo pak por tre plane zhvillmi mbi qendrëne  Tiranës dhe duke e shëndërruar atë nga një zonë historike drejt një zone biznesi me supermarkete, hotele luksoze dhe apartamente banimi.

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka qenë për disa kohë këshilltar i afërt 8i Edi Ramës në PS. Sot ai ëhstë një ndër kundërshtarët më frekuentë të tij dhe ka bërë një koment për hartën e bërë copë copë nga Kryeminstri.

Komenti i Manjanit:

Kjo është harta që u bë me vendimin nr 180, te vitit 2000. Kjo zonë brenda vijës së zezë është qendra e Tiranës që ky vendim e merr në mbrojtje si zonë me vlera historike.

Këtë vendim e propozoi dhe e mbrojti fort Edi Rama. Me këtë vendim Ai hyri në politikë me premtimin dhe garancinë se kjo zonë e Tiranës do ruhej!

Sot pas 18 viteve, mund të shohim të gjithë se vetëm këtë vendim, Edi Rama nuk e zbatoi!!

Nuk e zbatoi as kur krijoi nje shesh të ri “Skenderbej”, as kur beri planin Francez, as Kur beri Planin e Tiranës e as Planin e Kombëtar!

Nuk e zbatoi as kur shkatërroi hyrjen e Stadiumit “Qemal Stafa” e as tani që po prish Teatrin Kombëtar!

Ky është Ai që ka vendosur haptazi më shumë kundër vetes së tij! Prisni më kot që të vendosë drejt për vendin dhe të tjerët!

me poshte jane disa foto nga projektet e Rames dhe ne fund projekti italian i viteve ’30.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY