Aksidenti në Dibër, i biri shofer por nëna vdes

Aksidenti në Dibër, i biri shofer por nëna vdes

152
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Dibër. Një makinë ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga dhe për pasojë një personi vdiq ndërsa drejtuesi i mjetit është rëndë në siptal

Informacion paraprak
Rreth orës 17:18, në vendin e quajtur ” Ura e Pesjakës”, Maqellarë, ka ndodhur një aksident rrugor.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se  në vendin e quajtur “Ura e Pesjakës”, ka dalë nga rruga mjeti me targë AA 138 RP , me drejtues shtetasin A.K, 50 vjeç, banues në Maqellarë,  ku për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi mjetit, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, dhe nëna e tij shtetasja A.K, rreth 79 vjeçe, ku fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës për në spital.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit të jetë lagështira në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë orëve të fundit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Policia e Shtetit ju bën thirrje gjithë drejtuesve të mjeteve, të bëjnë kujdes të posaçëm në kushte të vështira të motit dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke shmangur pasojat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY