ULTIMATUMI/ Artistët afat qeverisë për Teatrin Kombëtar: Tërhiquni, ndryshe ja çfarë ju...

ULTIMATUMI/ Artistët afat qeverisë për Teatrin Kombëtar: Tërhiquni, ndryshe ja çfarë ju premtojmë të premten

97
0
Shares

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, një komunitet i artistëve së bashku me një grup të gjerë intelektualësh dhe qytetarësh, ka dalë hapur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ka bërë thirrje për protetsë çdo mbrëmje në orën 20:00 kundër vendimit të qeverisë. Në një njoftim të saj, kjo Aleancë paralajmëron…

Kjo aleancë ka bërë thirrje jo vetëm për nevojën e ruajtjes të paprekur të godinës egzistuese por edhe domosdoshmërinë e restaurimit të godinës historike të Teatrit Kombëtar, të lënë qëllimisht në harresë.

Deklarata e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Ultimatum!
Gjatë protestës që po zhvillohet përpara Teatrit, i është lënë afat qeverisë deri të premten të tërheqë projektligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Pas kësaj, nëse ajo nuk tërhiqet, do uzurpohet teatri!.

Nuk jemi lodhur së shpjeguari të gjithë aktorëve vendimmarrës se pse nuk duhet shembur Teatri Kombëtar për të ndërtuar kulla, u kemi folur mbi vlerat arkitekturore të godinës së projektuar nga arkitekti i njohur italian, kemi artikuluar pafund mbi nevojën e teatrove të tjerë dhe jo për shembjen e atyre që kemi, kemi shprehur qartë argumentat tona në mbrojtje të interesave publike për mostjetërsimin dhe uzurpimin e pronës publike nga oligarkët e lidhur me pushtetin dhe mafia e ndërtimit.

Sa e sa ore, ditë, muaj të shpenzuara pa u lodhur në perpjekjet tona të shumanshme për të bindur këta vendimmarrës të na dëgjojnë, për të bindur kryeminstrin Rama të heqë dorë nga ideja e tij e çmendur dhe konstante e prej më shumë se 20 vjetëve për të shembur teatrin.

Por të gjitha këto kanë rënë në vesh të shurdhër!

Perkundrazi, prej pak ditësh qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj të jashtëzakonshëm për t’i dhënë një kompanie të vetme private, kompanisë Fusha sh.p.k, pa asnjë garë tokën e Teatrit Kombëtar, duke i hapur rrugë shembjes së godinës historike.

Mjaft më! Mjaft më! Mjaft më!

Ne nuk do lodhemi t’ju shpjegojmë asgjë më tej! S’ka asgjë për të shpjeguar që ju nuk e kuptoni! Ju thjesht nuk doni. Ose më mirë doni të mbushni xhepat tuaj dhe të privatit në dëm të pasurisë publike.

Nga fjala tek akti, nga ligjërimi tek rezistenca!

Ne nuk do t’ju lejojmë të na grabisni një tjetër pasuri kombëtare, në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e këtij vendi!

Ta dini se ne do na keni aty përballë, tek pasuria jonë e çmuar, Teatri Kombëtar! Do na keni përballë tek prona jonë publike që doni të na e rrëmbeni! Nëse nuk terhiqeni, do na keni përballë me protesta edhe tek ministria, tek bashkia, tek kryeministria e tek parlamenti.

Jua premtojmë këtë!!

Ftojmë në këtë rezistencë paqësore, të gjithë aktorët dhe regjisorët e teatrit, te gjithë artistet dhe intelektualet, të gjithë banoret e Tiranes e qytetaret e këtij vendi, të na bashkohen sot e në ditët në vazhdim, në ora 20:00 perpara teatrit, që të tregojmë vendosmërinë dhe rezistencen tonë në mbrojtje të godinës historike të Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të hapësirës sonë të përbashkët, në mbrojtje të trashëgimisë, historisë dhe identitetit tonë kulturor dhe kombëtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY