VIDEO/Rritet numri i aksidenteve në Elbasan, shkak rritja e fluksit të automjeteve

VIDEO/Rritet numri i aksidenteve në Elbasan, shkak rritja e fluksit të automjeteve

83
0
Shares

Ka qenë një fundjavë e frikshme në rrugët e Elbasanit, për shkak të aksidenteve deri dhe në katër raste brenda ditësh.

Ka patur viktima, por dhe shumë të plagosur. ABC News sjell një vëzhgim nga segmentet më problematike të zonës.

Eshtë vetëm fillimi i stinës së verës. Fluksi i automjeteve dyfishohet nga pushues dhe emigrantë. Rrugë të dëmtuara dhe festa familjare të çdo ditëshme. Abuzues të shumtë të alkoolit marrin timonin. Kurse kalimtarët nuk respektojnë asnjë rregull. Rrugët e Elbasanit po përgjaken.

“I tillë është segmenti rrugor në Unazën jugore të Elbasanit deri në Bradashesh. Si pasojë e mungesës së mbikalimeve dhe nënkalimeve për qarkullimin e qytetarëve kanë ndodhur disa aksidente me pasoja tragjike”.

Në shkallë qarku ekzistojnë disa rrugë të frikshme ose zonat e kuqe, ku njerëzit vdesin. Korridori kryesor lindje-perëndim që nis nga Qafë Thana deri në Rrogozhinë e më tej, në Durrës, është i tillë.

Kthesat në segmentin Librazhd-Qafë Thanë, “Kthesat e Murrashit”,  Xibraka, Labinoti, Unaza jugore e Elbasanit, Elbasan-Metalurgji, bypass-i i Peqinit konsiderohen kthesat e vdekjes.

Po jo më pak problematika ka në rrugët që lidhin Elbasanin me Cërrikun, me Gramshin dhe me Tiranën. Perspektiva e situatës mbetet e zymtë. Ndaj dhe kjo verë parashikohet të jetë e pasigurtë./abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY