EMRI/ Tiranë, arrestohet biznesmeni ndërtimit, ja shuma që përfitoi nëpërmjet mashtrimit

EMRI/ Tiranë, arrestohet biznesmeni ndërtimit, ja shuma që përfitoi nëpërmjet mashtrimit

180
0
Shares

Biznesmeni Besnik Allmuça është arrestuar nga policia në Tiranë për mashtrim. I vënë në pranga këtë të premte, ai akuzohet se u ka shitur të njëjtin apartament dy personave të ndryshëm.

Përveç tij, i arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Banesa 2” nga efektivët e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, janë proceduar në gjendje të lirë Administratorja dhe Ekonomistja e firmës së ndërtimit në pronësi të Allmuçës.

Burime zyrtare na policia sqaruan se arrestimi i 57-vjeçarit u bë pasi “shtetasi G.Sh., ka kallëzuar se është mashtruar nga shtetasi B. A. (Besnik Allmuça) për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 65 m2, me leje zhvillimore Nr.224, datë 16.06.2010, në vlerën 30 000 Euro, apartament të cilin ndërtuesi B.A. (Besnik Allmuça) më datë 17.03.2018 ia ka rishitur shtetasit B.I., duke përfituar një shumë 35 milionë lekë”.

A. A. 57 vjeçe, me detyrë Administratore e firmës së Ndërtimit dhe G.Ç. 35 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Ekonomiste e Firmës së Ndërtimit, u proceduan në gjendje të lirë, shtuan të njëjtat burime.

Materialet për rastin iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose Formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 143/2, 189 dhe 190 të Kodit Penal, njoftoi Policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY