DETAJE & FOTO GALERI/ Shkodër, sulmi me dy granata, kush është ish-shefi...

DETAJE & FOTO GALERI/ Shkodër, sulmi me dy granata, kush është ish-shefi i komisariatit i sapo kthyer nga SHBA

130
0
Shares

Në oborrin e banesës të Shyqyri Çela, ish-shefit të komisariatit në Shkodër janë vendosur dy granata. Njëra ka shpërthyer në oborr ndërsa tjetra nuk ka shpërthyer.

Nga ana tjetër sipas burimeve Shyqyri Çela përpara se të futej në policinë e shtetit në vitin 1996 ka qenë deputet në Parlamentin e Shqipërisë me partinë Aleanca Demokratike.

Më pas në vitin 1997 vëllai i tij ka pasur një konflikt duke shkëmbyer të shtëna me disa persona të tjerë tek teatri “Migjeni”. Pas asaj ngjarje Shyqyri Çela u largua drejt Amerikës. Kishte një muaj që kishte ardhur dhe pas ardhjes ndodhi vendosja e granatave në oborrin e banesës në lagjen Rus.

Nga sa mësohet ka vetëm dëme materiale teksa janë dëmtuar xhamat e banesës. Ndërkohë policia vijon hetimet.

Informacion paraprak i Policisë

Më datë 07. 06.2 018, rreth orës 03.00, jemi njoftuar se në oborrin e banesës të shtetasit Sh. Ç, vjeç 63, banues në lagjen Partizani Shkodër, i kanë hedhur një granatë, e cila ka shpërthyer duke dëmtuar disa xhama të banesës, nuk ka persona të dëmtuar

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, ku është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Antieksploziv.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY