Përmbytjet, Myzeqeja prodhon grurë vetëm sa për pulat

Përmbytjet, Myzeqeja prodhon grurë vetëm sa për pulat

183
0
Shares

Në Myzeqe ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, por këtë vit fermerët thonë se po marrin më pak grurë për shkak të përmbytjeve. Tokat me grurin e mbjellë prej disa javësh qëndruan të mbuluara me ujë dhjetorin e kaluar.

Dhe ndodhi ajo së cilës i trembej ky fermer që sot po merr gjysmën e prodhimit të një viti më parë.

Përveç rendimentit të ulët, prodhimi i këtij viti është pa standard. Shumë fermerë thonë se do ushqejnë shpendët me këtë grurë.

Drejtuesit e Qendrës së transferimit të teknologjive bujqësore në Lushnje thonë se për shkak të reshjeve gruri është nën nivelin mesatar.

“Në periudhën e tanishme në bazë të kallëzimit temperaturat kanë qenë të larta, mbi 30 gradë Celcius, gjë e cila ka shpejtuar fazat e zhvillimit dhe pjekjen e grurit. Po me ecurinë dhe vrojtimet që kemi bërë në të gjitha zonat e vendit, 5-7 ditë është më herët pjekja e grurit”, tha Vladimir Malo, drejtori i QTTB Lushnje.

Sipas drejtorisë së bujqësisë ne rrethin e Lushnjes këtë vit u mbollën rreth 9500 hektarë me grurë, një sipërfaqe më e vogël se vitet e kaluara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY