FOTO/Dalin pamjet e përplasjes se autobusit me makinën në autostradën Lushnje-Fier

FOTO/Dalin pamjet e përplasjes se autobusit me makinën në autostradën Lushnje-Fier

114
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në fshatin Vajkan.

Raportohet se një makinë e tipit “BMW” është përplasur me një autobus dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Përplasja ka qenë e fortë dhe siç duket nga pamjet në video dëmet në mjete kanë qenë të konsiderueshme.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i makinës, i cili ka marrë dëmtime në këmbë.

Ai është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar./Ora News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY