Po mësonte makinën ,vajza 15-vjecare vret dy persona

Po mësonte makinën ,vajza 15-vjecare vret dy persona

129
0
Shares

Një vajzë 15 vjeçe që po mësonte makinën ka goditur dhe vrarë aksidentalisht dy burra ndërsa merrte leksione parkimi.

Ajo ishte me nënën e saj dhe dy persona të tjerë në makinën SUV Fort kur goditi viktimat 54 dhe 55 vjeç në Filadelfia.

Policia tha për ABC6: “Ajo po mësonte si të bënte parkimin dhe bëri një gabim. Mjeti u përplas me dy burra që ishin ulur në murin jashtë dyqanit. 54-vjeçari u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa 55-vjeçari vdiq në spital.”

Identetet e tyre nuk janë zbuluar ende. Policia po bën hetime për aksidentin, ndërsa nuk ka ende akuza. Edhe pse 15 vjeç, në Filadelfia është e lejuar me ligj që të mësohet makina./o-news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY