DETAJE & EMRA/ Vlorë, kanabisi i kapur në Karaburun do transportohej për...

DETAJE & EMRA/ Vlorë, kanabisi i kapur në Karaburun do transportohej për në Itali, por skafisti nga Brindisi ngatërroi rrugën

130
0
Shares
Foto Ilustruese

Zbardhen të tjera detaje për sekuestrimin e 671 kilogram kanabis në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit” në Karaburun të Vlorës gjatë ditës së sotme. Sasia e drogës e kapur në Karaburun do transportohej për në Itali në datë 20 maj të këtij viti, por skafisti Antonio Summa 26-vjec nga Brindisi ngatërroi rrugën dhe u kap në brigjet e Sarandës me një gomone me dy motorë nga 150 kuaj fuqi të mbushur me 200 litra benzinë.

Ai aktualisht është nen masën e sigurisë ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ si dhe ‘Detyrimi për t`u paraqitur ne policinë gjyqësore’, dhënë nga Gjykata e Sarandës. Gjatë këtyre 15 ditëve ka pasur hetime intensive nga policia e Sarandës dhe Vlorës qe çuan në kapjen e kësaj sasie droge në Karaburun.

Në deklarimet e tij, të marra me cilësinë e shtetasit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi italian Antonio Summa ka deklaruar se mjetin lundrues ja kishte marrë një miku të tij, edhe ky shtetas italian, të cilin e identifikon vetëm me emrin “Cosimo”, dhe se ishte nisur nga porti “Santa Maria de Leuca”, i gjendur në zonën e Leçes, Itali, me qëllim realizimin e vizitës së brigjeve detare greke, por për shkak të gabimit në orientim është gjendur në ujërat territoriale shqiptare.

Droga e bllokuar ne Karaburun

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY