ARD/ Do hapen apo jo negociatat? Rama përgatit terrenin për “fajtorët” e...

ARD/ Do hapen apo jo negociatat? Rama përgatit terrenin për “fajtorët” e dështimit

120
0
Shares

Kur mbeten dhe pak ditë për të marrë vendimin përfundimtar nga Këshilli i Europës për hapjen apo jo të negociatave, kryeministri shqiptar Edi Rama jep një përgjigje pa përgjigje, për pritshmëritë që ka nga vendet e Bashkimit Europian. I pyetur nga televizioni gjerman ARD, Rama lë të kuptohet se nuk ka as më të voglën ide se çfarë mund të ndodhë.

“Ajo që unë e shoh si të rëndësishme, është që Shqipëria e meriton hapjen e negociatave pasi kemi marrë një rekomandim shumë të qartë nga Komisioni dhe nuk e kuptoj se si kjo makineri që kushton miliarda për të hartuar raporte të imtësishme mund të sfidojë objektivat e veta. Sigurisht, e di që ka vende anëtare që kanë probleme të brendshme, por besoj fuqishëm në shpirtin e Europës. Dhe në shpirtin e Europës ka një qasje strikte dhe të drejtë, kështu që deri tani qasja ka qenë strikte dhe shpresoj të mos jetë e padrejtë”, deklaron kryeministri.

E sigurtë është që nëse Europa nuk e zgjat dorën kësaj radhe për të ecur para me integrimin, Edi Rama nuk do ta shohë përgjegjësinë tek qeverisja. Në rast të një përgjgijej mohuese, fajin ia ka lënë prej kohësh euroskeptikëve dhe opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY