6 shenja që tregojne se partneri juaj po ju tradhëton në facebook

6 shenja që tregojne se partneri juaj po ju tradhëton në facebook

183
0
Shares

Edhe pse në këtë marrdhënie nuk përfshihet seksi sërish dhimbja e mosbesnikërisë është therrëse

Flirtimi i butë, me një person është shpesh i shkurtër dhe sipërfaqësor, por kur komunikimi shtrihet në mediat sociale, tekste dhe email, partneri juaj fillon të bëhet i disponueshëm 24/7 ndaj tundimit dhe rritjes së lidhjes emocionale.

“A po mashtron ai mua?”  mund të pyesni  ju veten. Por kjo pyetje mund të mos jetë aq e zezë ose e bardhë sa mendoni ju.

Nëse dikush ka një marrëdhënie online jashtë marrëdhënies apo jo, këto janë 6 shenja që aktiviteti online i partnerit po kërcënon  marrëdhënien tuaj. (Artikullshkruesja përdor përemrin e tij këtu, por natyrisht, pabesia kalon gjininë dhe orientimin seksual.)

  1. Ai shpesh humbet në mendime brenda bisedave të tij online dhe kurrë nuk i ndan me ty . Përdorimi i fiksuar i smartfonit  mund të jetë një burim i vazhdueshëm i fërkimit brenda nje marrëdhënieve romantike, pasi njëri prej partnerëve fillon të  ndihet i përjashtuar  nga personi që është më shumë i angazhuar me një pajisje sesa me të.. Kur partneri juaj është duke qeshur ose duke iu përgjigjur emocionalisht pajisjes së tij, duke mos bërë asnjë përpjekje për t’ju  përfshirë dhe ju në të  atëherë këtu fillon të ngrihet një mur i trashë mes jush. Jo, nuk  them se duhet të presësh që dikush të jetë një libër i hapur për çdo gjë që po bën online pasi gjithmonë ka një sasi të caktuar të privatësisë, që zë një vend të rëndësishëm në çdo marrëdhënie të shëndetshme. Por nëse bisedat e tij digjitale shpesh e largojnë atë nga të qenit i pranishëm me ju, dhe ai nuk bën përpjekje për të kapërcyer këtë boshllëk, atëherë vëmendja dhe prioritetet e tij janë diku tjetër.

 

  1. Ai merr tekste (e-maile, mesazhe etj) në të gjitha orët, duke përfshirë edhe natën vonë. Njëzet vjet më parë, nëse një mik apo bashkëpunëtor e telefononte partnerin tuaj në orën 11:00. ndërkohë që  ju dy jeni në shtrat, ndoshta do të ishit tronditur. Por celularët kanë ndryshuar gjithçka. Tani është bërë më e pranueshme  që dikush të dërgojë tekst e  madje edhe  të pres një përgjigje gjatë orëve që tradicionalisht janë intime, natën vonë. Një mesazh nga miqtë natën vonë  nuk është domosdoshmërisht një shkak shqetësues, dhe disa çifte në të vërtetë zgjedhin t’i vendosin krah më krah pajisjet e tyre telefonike. Por kur bisedat e tij në internet po bëhen të rregullta duke u futur  në dhomën tuaj të gjumit natën vonë, qoftë të nisura prej tij ose nga personi tjetër, atëherë ju rrezikoni të jeni vilonia e dytë në një marrëdhënie tjetër.

 

  1. Ju zgjohen papritur dhe e shihni atë në Facebook ose në telefonin e tij, por ai  tregohet  i shpejtë për t’a larguar telefonin dhe për t’a fshehur prej jush. Gjithnjë e më shumë njerëzit flenë me smartfonët e tyre – gjë e cila dëmton modelin klasik te marrdhenies intime të ciftit – kjo sepse po rriten gjasat që dikush të ketë komunikime private në internet. Në se ai përpiqet të fshehë në mënyrë dëshpëruesë atë që po ndodh në facebook kur ju zgjoheni papritur atëherë duhet ta pyesni pse.

 

  1. Ai është fizikisht posesiv ndaj telefonit ose iPad-it. Njerëzit që sillen në mënyrë të papërshtatshme online dhe që përpiqen ta fshehin shpesh, kanë një vigjilencë të shtuar kundër kapjes dhe këtë ju mund ta shihni me sjelljen e tyre. Shpesh ai e kthen telefonin nga vetja kur ju jeni afer tij.  Nëse ai duket se është pothuajse i fiksuar në mbrojtjen e telefonit të tij, duke mbyllur dritaret që ka shfletuar ose duke mbrojtur  nga shikimi juaj çdo lloj komunikimi të tij në facebook, shanset janë të larta që ai dëshiron t’ju pengojë ta shihni atë – ndoshta për një arsye. Përgjigje për këtë mund t’ju japë edhe nervozizmit të tij, nëse ju e merrni telefonin e tij  për arsye të pafajshme.

 

  1. Ju shikoni njerëzit që komentuar në muret e tij të Facebook dhe ndajne shaka me të, por ju nuk keni idenë se kush janë ata. Shumë njerëz nuk mund të njohin as edhe të gjithë miqtë e tyre të Facebook, e jo më miqtë e partnerëve të Ne të gjithë mund të kemi bashkëpunëtorë, miq dhe njerëz të rastit që nga ekipi ynë i debatit në shkollën e mesme e deri në listat e miqve tanë që njohim në jetë. Por nëse dikush shkruan në  muret e facebookut të partnerit tuaj dhe duket se tregon një nivel intimiteti dhe humori dhe ju nuk dinë asgjë rreth asaj ose atij, fakti që ai nuk ju ka folur me ju për këtë person mund të jetë një shenjë se këtu ka diçka për t’u fshehur.

 

  1. Ai fillon të mbrohet për kohën e gjatë që kalon në telefonin e tij, dhe madje përpiqet t’ju akuzojë se po  silleni  keq.  Nëse partneri juaj po bën diçka që ai e di se nuk duhet ta bëjë, ai mund nisë i pari ofensivën, ose të mbrohet  dëshpërimit për të shmangur kritikat e tua. Ndoshta ai do t’i futet diskutimit për kohën që kalon në telefonin e tij, ose ndoshta dëshiron t’ju mbajë juve larg nga sjellet  e tij on line.  Pse ai është kaq i merakosur që ju të mos dini aktivitetin e tij në facebook ose online ? Kjo mund të jetë një shenjë që ai po mbron nga ju diçka që ai tashmë ka, dhe nuk dëshiron që ju ta dini. (com/Përgatiti: Droni.al)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY