DETAJE/Aksidenti në Vorë ,”Vajzës i ishte hapur kafka”

DETAJE/Aksidenti në Vorë ,”Vajzës i ishte hapur kafka”

336
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ku dy makina (njëra Ford e tjetra Golf) janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ka qenë një dëshmitar i cili ka fotografuar makinat e përplasura  dhe ka dërguar mesazh në JOQ.

Sipas tij janë plagosur disa persona, ndërsa një vajzë ishte në gjendje të rëndë.
Ai shkruan:

“Ky aksident ndodhi tani në Fushë Krujë Vorë. Ka të lënduar. Trafiku ishte shumë i rënduar për shkak të aksidentit. Me sa mora vesh të gjithë që kishin qenë brenda mjeteve ishin plagosur. Por një femre i ishte hapur kafka e kokës shumë keq.”

Nga fotot e dërguara shihen makinat e dëmtuara dhe policia që tashmë ka shkuar në vendngjarje.

Policia thotë se nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar për në Spitalin e Traumës, ku ndodhen në gjendje të rëndë.
Shkak dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve./JOQ

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY