Sarandë, të shtëna me armë gjatë natës, plagoset me plumb rikoshet i...

Sarandë, të shtëna me armë gjatë natës, plagoset me plumb rikoshet i riu

118
0
Shares
Foto Ilustruese

Një person është plagosur gjatë natës së kaluar me armë zjarri në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në lagjen numër 1 të qytetit. I plagosuri është A. R., 31 vjeç, banues në Konispol, i cili ndodhet jashtë rrezikut. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

 

Njoftimi i policisë
Më datë 02. 06. 2018, rreth orës 03:10, në Lagjen nr. 1, jashtë ambienteve të një lokali është plagosur në shpatull me armë zjarri, (me një plumb rikoshetë) shtetasi A. R., 31 vjeç, banues në Konispol, (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 predhë fisheku pistolete dhe 1 automjet BMW i cili dyshohet se mund të jetë i autorit.

Për arsye hetimore nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY