Të shtëna me armë ,tenton të vrasë të dashurin e gruas ,përfundon...

Të shtëna me armë ,tenton të vrasë të dashurin e gruas ,përfundon në pranga 30-vjecari

191
0
Shares

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar të vrasë të dashurin e bashkëshortes së tij, një 23 vjeçare.

Në pranga përfundoi Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili për motive xhelozie tentoi të vriste të riun K.K, me një armë zjarri automatike.

POLICIA:

“Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi Dorian Idrizaj  ka shkuar në banesën e shtetasit  K.K, në lagjen Nr.1, Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K bashkëjetonte me shtetasen E.A, (bashkëshortja e shtetasit Dorian Idrizaj), dhe pas një konfikti verbal mes të dyve, shtetasi Dorian Idrizaj  për motive xhelozie ka kanosur dhe  tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K.K”,

Falë ndërhyrjes së policisë dhe me ndihmën edhe të banorëve të pallatit është bërë neutralizimi i shtetasit Dorian Idrizaj si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit.

Nga të shtënat  në ajër nuk ka asnjë person të lënduar. Në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor  u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik, 19 fishekë, si dhe 9 gëzhoja.

Gjithashtu, ndaj Idrizaj,  u referuan materialet edhe  për veprën penale  “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se në Kosovë, keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate bashkëshorten e tij, shtetasen E.A.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY