SKANDAL/ Policia survejon familjarisht Lulzim Bashën

SKANDAL/ Policia survejon familjarisht Lulzim Bashën

93
0
Shares

Kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe familjarë e të afërm të tij po mbahen në survejim nga segmentet e policisë operacionale.

Burimet të “Panorama” konfirmojnë se çdo lëvizje e kreut të PD dhe familjarëve të tij prej disa kohësh monitorohen 24 orë në segmente të caktuara të policisë operacionale. Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas “Panorama” rezulton se brenda strukturave të policisë nuk konfirmohet urdhëruesi i këtij survejimi.

I kontaktuar vetë edhe zoti Basha, kreu i opozitës as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi këtë informacion, por pavarësisht kësaj Basha siguroi se do të vijojë aksionin e tij opozitar.

“Në çdo rrethanë do vijoj aktivitetin tim opozitar”, është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY