Ngeli në klasë, 17-vjeçari vjedh regjistrat e shkollës

Ngeli në klasë, 17-vjeçari vjedh regjistrat e shkollës

117
0
Shares

E pëson keq një adoleshent pas hakmarrjes për shkak se ngeli në klase. Ai vodhi regjistrat e maturës së shkollës, por u pikas nga policia dhe tashme po hetohet i lirë.

Njoftimi i Policisë

Më datë 31. 05. 2018, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: K. Ç., 17 vjeç, banues në Bilisht.

Pasi shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autor i vjedhjes së regjistrave të maturës së shkollës së mesme në Bilisht, ngjarje e ndodhur gjatë natës, të cilët më pas iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale këtij të fundit.

Nga veprimet hetimore të kryera shtetasi K. Ç., rezulton ngelës në këtë vit shkollor. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja”,  parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY