Hapet Amfiteatri i Tiranës

Hapet Amfiteatri i Tiranës

556
0
Shares

Parku i liqenit artificial perverse argëtues është edhe nje pike e rëndësishme kulturore. Amfiteatri i Tiranës është rikonstruktuar tereshit, duke marre nje pamje krejt te re. Hapja e tij u be përmes nje koncerti  ku merrnin pjese rreth 400 artiste.

Gjate fjalës përshëndetëse Erion Veliaj tregoi se ka qene vizitor i amfiteatrit qe ne moshën 4 vjeçare.

“Nëna ime më bëri një surprizë, më tregoi një fotografi që isha ulur aty me babain tim në vitin ’84. Nuk e kisha parë asnjëherë atë fotografi, nuk e di pse më kishte humbur në shtëpi dhe patjetër u mallëngjeva, por pastaj mendova: -Ne nuk ndërtojmë vetëm infrastrukturë, ne nuk bëjmë vetëm tulla, vetëm llaç, vetëm beton, vetëm ndriçim, vetëm pemë, ne në fakt në këtë qytet ndërtojmë kujtime.  Nuk e di se çfarë do të ndodhë me ata 4-vjeçarë, por me gjasë, nëse rriten në një qytet që e shenjon të gjithë jetën e tyre me kujtime të tilla, me kujtime të bukura ndoshta kryetari i ardhshëm, apo kryeministri i ardhshëm apo presidenti i ardhshëm i Shqipërisë është një prej këtyre 4-vjeçarëve.” 

Teatri i Hapur i Tiranës i është kthyer dinjitoz parkut të Liqenit Artificial, artistëve, kulturës, publikut dhe brezave. Veliaj nënvizoi se përkundër ndonjë zëri skeptik apo kritik, këto investime në kryeqytet jo vetëm që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, por njëkohësisht do të gjenerojnë edhe mjaft të ardhura për ekonominë e qytetit.

Per Erion Veliajn vitet e drejtimit te bashkësie janë bukurat për te, ndërsa premtoi se ndryshimit nuk do te ndalet.

 “Ne për pak ditë mbushim 3 vite që kur skuadra jonë, e gjithë skuadra, duke filluar nga i pari tek i fundit, mori përsipër sfidën që të drejtonim Tiranën. Dhe unë besoj që për mua, nuk e di për ju, por për mua kanë qenë tre vitet më të bukura të jetës sime dhe unë ju falënderoj me gjithë zemër për besimi.  Ditët më të mira, ne i kemi përpara! Ne kemi treguar këtu në Tiranë që kur ne bashkëpunojmë, kur i shtrëngojmë dorën njëri–tjetrit, kur kemi pak më shumë besim te njëri – tjetri, ne mund të bëjmë mrekulli, gjëra që më përpara mendoheshin të pamundura”, tha ai.

Amfiteatri është i pajisur me skenën, podiumin, dhomat e zhveshjes së artistëve, gjithashtu edhe me sallën teknike nga ku projektohet në skenë. Me rikonstruksionin e kësaj hapësire, jeta kulturore në kryeqytet, e veçanërisht në zonën e Liqenit, do të  gjallërohet edhe më shumë duke afruar qytetarët me natyrën dhe me artin./vizion-plus/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY