FOTO & EMRI/ Vlorë, sekuestrohen 20 doza heroinë, prangoset një person

FOTO & EMRI/ Vlorë, sekuestrohen 20 doza heroinë, prangoset një person

63
0
Shares

Strukturat Policore të Seksionit Kundër Narkotikëve në D. V. P., Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv dhe të ndjekur me metoda speciale për goditjen e rasteve të drogërave të forta (heroinë), kanë finalizuar operacionin e koduar “Laica”, ku si rezultat është arrestuar Aleksandër K., 46 vjeç, banues në Vlorë.

Në banesën e këtij personi, policia ka sekuestruar 20 doza lëndë narkotike të llojit heroinë, si dhe një peshore elektronike.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim, shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY