EMRI/ Kurbin & Shijak, arrestohen dy shumë të kërkuar nga Italia

EMRI/ Kurbin & Shijak, arrestohen dy shumë të kërkuar nga Italia

147
0
Shares

Dy persona shumë të kërkuar, dhe të dënuar në Itali janë prangosur nga Policia Shqiptare, në Kurbin e Shijak.

Kurbin

Nga forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e personit të shpallur në kërkim Artan ( Festim) Abedini, 38 vjeç, banues në Malbardhë – Kurbin

Për këtë person, Gjykata e Firences Itali, me vendimin SIEP 503/2015, e ka dënuar me 22 vite burg për veprën penale “Trafik droge” parashikuar nga nenet 81 dhe 110 të Kodit Italian dhe nenet 73 dhe 74 të ligjit mbi “Drogat”.

Arrestimi i këtij personi u bë provizor me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.

Shijak

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë bërë të mundur ndalimin e një personi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht, Eqerem Dërvishi 53 vjeç, banues në Maminas.

Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, Itali e ka dënuar me 5 vjet burgim  për veprën penale “Përdhunim”  parashikuar në nenet 110,81/2 dhe 609 i Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY