Vendi i parë, ja cili ndalon duhanin edhe jashtë

Vendi i parë, ja cili ndalon duhanin edhe jashtë

79
0
Shares

Uellsi do të ndalojë pirjen e duhanit në ambiente të hapura duke nisur nga vera e ardhshme dhe duke u bërë kështu vendi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që e ndryshon këtë ligj.

Pritet që deri në verën e 2019-s, nëpër oborret e spitaleve, shkollave dhe parqet për fëmijë të jenë ngritur zona të posaçme për duhanpirës, pasi pirja e duhanit në natyrë nuk do të lejohet.

Sipas qeverisë në këtë shtet, shtrëngimi i ligjeve për pirjen e duhanit në publik do të mbrojë jo duhanpirësit dhe do të zhbëjë konceptin e duhanit si diçka normale tek fëmijët dhe të rinjtë.

Teksa pjesa më e madhe e shkollave dhe spitaleve kanë politika kundër duhanpirjes në ambientet e tyre të jashtme, për stafin është e vështirë që ta mbajë situatën nën kontroll.

Këto ndryshime në ligj parashikojnë gjoba për këdo që e shkel atë.

Sekretari i Shëndetit u shpreh krenar që “Uellsi vijon të jetë i pari në Mbretërinë e Bashkuar që merr masa për të ulur numrin e duhanpirësve dhe për të parandaluar të rinjtë që ta nisin”.

Sipas tij, që prej vitit 2007 vendi ka parë ndryshime domethënëse sa i përket qëndrimit që kanë qytetarët ndaj duhanpirjes.

Duhanpirja kontribuon në shfaqjen e një sërë sëmundjeve në Uells, me përafërsisht 5,450 vdekje në vit dhe duke i shkaktuar sistemit shëndetësor një dëm prej 302 milion paund në vit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY