Qeveria, kallëzim penal për ish kreun e Sarandës, Edmon Gjoka

Qeveria, kallëzim penal për ish kreun e Sarandës, Edmon Gjoka

209
0
Shares

Një nga zyrat e rëndësishme të qeverisë, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT ka ngritur një kallzim penal në prokurori kundër ish-kreut të bashkisë së sarandës, Edmond Gjoka.

Gjoka është kallzuar bashke me kryetaren aktuale të bashkisë si dhe një zyrtar tjetër lokal.  Akuza është për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim te dokumenteve”

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Sarandë, kryetaren e Bashkisë Sarandë Floriana Koka, ish kryetarin e Bashkisë Sarandë Edmond Gjoka si dhe ish shefin e urbanistikës Panajot Gunari. Veprat penale për të cilat janë kallëzuar këta persona janë: “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Ata janë përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin të lejes së ndërtimit në favor të firmës “Daed” sh.p.k dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin “Kompleks multifunksional” në zonën bregdetare, pranë Kanalit të Çukës’, thuhet në njoftimin e IKMT.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY