Manastirliu: Zero tolerancë për edukatoret abuzuese, kamera në institucione

Manastirliu: Zero tolerancë për edukatoret abuzuese, kamera në institucione

89
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu prezantoi planin 1 vjecar ” Femijet te Paret” që ka tre objektiva madhorë: rikthim i fëmijëve në familjet biologjike, krijimi i rrjetit të familjeve kujdestare dhe lehtësimi i procedurave të birësimit.

Plani për mirërritjen e fëmijëve jashtë kujdesit prindëror parashikon ngritjen e 9 skuadrave të terrenit, në 9 Bashkitë ku janë të vendosura Shtëpitë e Fëmijëve, ku trajtohen sot 230 fëmijë. 28 prej tyre janë braktisur që në lindje; mbi 80%  e fëmijëve kanë familje me probleme social- ekonomike dhe vetëm 1 fëmijë është jetim biologjik, pra që i ka humbur të dy prindërit.

Hapi i dytë është zgjerimi i kujdesit alternative me Familjet Kujdestare, që janë familje të dedikuara për trajtimin e fëmijëve deri në një sistemim përfundimtar.

Sipas Manastirliut, paralelisht do të punohet për lehtësimin e procedurave të birësimit, në mënyrë që të garantojmë mundësinë që çdo fëmijë të ketë një familje.

Ministrja Manastirliu theksoi se pjesë e planit “Fëmijët të Parët” është edhe transformimi i institucioneve në shtëpi familje, të cilatdo të zëvendësojnë institucionet klasike të përkujdesit, në mënyrë që të fëmijët të jetojnë në një ambient sa më të ngjashëm me mjedisin familjar.

Ajo u ndal edhe te masat për eleminimin e fenomeve abuzive në shtëpitë e fëmijëve.

“Kemi nisur një vlerësim për çdo fëmijë që jeton në institucionet e përkujdesit. Nga ana tjetër, do të realizojmë testimin e të gjithë stafit që punon në institucione sa i takon kodit të sjelljes me fëmijët, etikës, menaxhimit të rasteve të fëmijëve në risk dhe për fenomenet e neglizhimit apo abuzimit do të ketë ZERO tolerancë”.

Ministrja lajmëroi edhe vendosjen e dy elementëve shumë të rëndësishëm për të parandaluar abuzimet e mundshme në institucionet e përkujdesit.

“Përveç vëzhgimit me kamera, ne do të përfshijme një element të ri në institucionet tona: Do të kemi ‘agjentët e mirërritjes së femijëve’, që do të kenë përgjegjësi të sinjalizojnë në kohë reale për çdo sjellje të palejuar, me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga çdo situatë brenda institucionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY