VIDEO & FOTO GALERI/ Të rinjtë e FRPD dhe LRI, protesta te...

VIDEO & FOTO GALERI/ Të rinjtë e FRPD dhe LRI, protesta te ministria e Brendshme: Rama ik, Xhafaj ik!

163
0
Shares

Të rinjtë e FRPD dhe LSI po protestojnë para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e Fatmir Xhafës.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër Ramës dhe Xhafajt, protestuesit kanë qëlluar me vezë në drejtim të Ministrisë së Brendshme.

Si simbolikë ata kanë sjellë dhe një gomone ku ka disa qese të zeza, në formën e atyre të hashashit. Ata kanë kërkuar largimin e Xhafajt duke thirrur “Jep dorëheqjen”, por edhe “Rama Ik”, “Xhafaj ik”.

“Të na bashkohen jo vetëm sot, në një kauzë që është për të ardhmen e këtij vendi e për të cuar Edi Ramën me azil politik e jo për të ikur rinia nga ky vend. Rinia të mos rri në Facebook, por të dalë dhe të protestojë. Nesër na u bashkoni sërish, ne do të jemi këtu dhe nuk do të ndalemi. Ka qenë rinia ajo që ka përmbysur sistemin më të egër diktatorial.”, tha Belind Kellici.

“I themi Edi Rames largohu menjehere nga Shqiperia se te rinjte jane e ardhmja e vendit dhe ata do te vendosin”, tha Floida Kerpaci.

Ne perfundim te protestes qe zgjarri reth 30 minuta, Kellici ka zbuluar edhe skenarin per protesten e neserme:

‘Ne do vijojmë me protestat cdo ditë, neser do kemi protestën e radhës ku do shfaqim serialin e radhës të narkosit shqiptar. I kërkojmë ndjesë Xhafës që i përdorëm edhe gomonen sot, duke iu lënë takim nesër në orën 8 të mbrëmjes”.

Protestës së të rinjve iu bashkuan dhe deputetët e opozitës të cilët më herët ishin në komisionet parlamentare ku kërkuan gjithashtu largimin e Fatmir Xhafajt.

Godina e ministrisë së Brendshme ishte rrethuar sërish nga një kordon policor, ku përqendrimi më i madh ka qenë në hyrjen e institucionit, ku dhe hyn ministri.

Protesta e sotme e të rinjve opozitarë vjen pas asaj të së shtunës para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Publiée par Belind Këlliçi sur mardi 29 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY